Flash

Julian Alvarez te Atletico Madrid: shifra e paguar nga spanjollët është e bujshme

Lapsi.al 9 August 2024
Julian Alvarez te Atletico Madrid: shifra e paguar nga spanjollët
Atletico Madrid nuk u kursye fare te shpenzimet në tregun e transferimeve të verës. Diego Simeone nuk kërkon të mbetet prapa dy gjigantëve Real Madrid e Barcelona që po forcohen me emra të mëdhenj dhe i dhuroi vetes një lojtar elitar: Julian Alvarez. Argjentinasi, i ardhur nga Manchester City, do të zërë vendin e Alvaro Morata që u rikthye në Itali, te Milan.

SHIFRA ASTRONOMIKE E PAGUAR NGA ATLETICO MADRID

Colchoneros kanë vendosur kështu të ivestonin gjithcka për gjithcka te Julian Alvarez. Pasi panë objektivin e tyre Dovbyk të përfundonte te Roma, Diego Pablo Simeone dhe drejtuesit e Atletico Madrid vendosën të nënshkruajnë me çdo kusht me argjentinasin e Manchester City. Kampioni i botës është mbyllur në hapësira në Etihad nga i paprekshmi Erling Haaland dhe kështu ka pranuar me kënaqësi destinacionin, ku do të jetë maja e diamantit e skuadrës madrilene. Lexo më tejPeticioni i çmendur online në Argjentinë: Julian Alvarez duhet të lërë të dashurën e tij Emilia Por sa i kushtoi Julian Alvarez spanjollëve të Atletico Madrid? Faqja e internetit Athletic ka zbuluar shifrat e operacionit të merkatos: 95 milionë euro që përfaqëson transferimin më fitimprurës të Manchester City në historinë e tyre. Në Madrid, spondi Atletico, festojnë dhe ëndërrojnë të mëdha, duke shpresuar të përmbysin epërsinë e qytetit krejtësisht në duart e Real Madrid të teknikut Carlo Ancelotti.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI