Flash

De Ligt përplas një makinë dhe nuk ndalon: mbrojtësi rrezikon deri në 3 vjet burg

Lapsi.al 10 August 2024
De Ligt përplas një makinë dhe nuk ndalon: mbrojtësi

Probleme të rënda dalin për mbrojtësin e Bayern Munich, Matthijs De Ligt dhe nuk bëhet fjalë për brenda fushës së lojës. Ish-lojtari i Juventus është nën hetim për mosdhënie ndihme. Sipas asaj që u raportua nga kolegët gjermanë të “Bild”, më 7 gusht lojtari përplasi makinën e tij Audi Q8 E-tron me një makinë tjetër pranë qendrës stërvitore të Bayern, në Mynih, pa u ndalur. Faktet datojnë mëngjesin e së mërkurës, policia tashmë po kryen hetime të mëtejshme për të kuptuar se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat.

Fakti mund t'i kushtojë lojtarit të "Oranje" deri në 3 vite burg, pasi një dëshmitar e ka njohur dhe më pas ka kontaktuar policinë. Makina e përplasur nga De Ligt u mor me karoatrec, pasi nuk mund të lëvizte më pas aksidentit. Për më tepër, Bild kontaktoi me avokatin Marc Ëederhake, i cili shpjegoi se çfarë rrezikonte mbrojtësi i bavarezëve nëse shpallej fajtor: "Nëse dënohet, rrezikon deri në tre vjet burg ose gjobë. Shpesh, kur dënoheni për krime të tilla, dikush anon drejt një gjobe,” tha ai.

Lexo më tejDe Ligt 'përçan' Bayern Munich: peticioni i tifozëve kundër klubit

Për më tepër, duhet gjithashtu të demonstrohet nëse mbrojtësi e vuri re në të vërtetë atë që ndodhi, apo jo. Megjithëse vështirë të mos kuptohet një përplasje me makinë e aq më tepër të atij intensiteti.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI