Flash

Video/ Dudaev si gjithë të tjerët, eliminohet në çerekfinale: mundësi kuqezi ka ende një shans për medalje

Lapsi.al 10 August 2024
Video/ Dudaev si gjithë të tjerët, eliminohet në

Islam Dudaev nuk bën përjashtim nga mundësit e tjerë që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike. Mundësi kuqezi mundet në çerekfinale dhe eliminohet nga Lojërat, me shpresën se kundërshtari që e mundi do të mbërrijë në finale dhe , ashtu si Valiev, edhe Dudaev do të ketë një shans ripeshkimi për medaljen e bronxtë.

Sidoqoftë, mundësi duhet t'i thotë lamtumirë ëndrrës për medaljen e artë në “Paris 2024”. Dudaev, që konkurronte në stilin e lirë për peshat deri në 65 kg, humbi me shifrat 11-0 përballë iranianit, Rahman Amouzadkhalili. Gjithsesi, mundësi kuqezi mund të rizgjihet në garë për vendet 3-5 nëse rivali i tij nga Irani shkon në finale.

Tashmë, i vetmi sportist që përfaqëson Shqipërinë i mbetur në garë, është Chermen Valiev. Mundësi kuqezi, në stil i lirë për peshën deri në 75 kg, do të përballet me rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin në garën për medaljen e bronxtë.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66b74f113e5a8-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI