Flash

Erdhi për një 1 euro, Perisic sherr me teknikun Gattuso: në sfond të kësaj situate qendron Barcellona

Lapsi.al 12 August 2024
Erdhi për një 1 euro, Perisic sherr me teknikun Gattuso: në sfond

Ivan Perisic bëri bujë me rikthimin e tij te Hajduk Split, por tani mund të largohet po në mënyrë sensacionale, pas një debati të egër me teknikun Gennaro Gattuso. Pas sherrit largimi i kroatit po bëhet gjithnjë e më i sigurt, sidomos tani që në prapaskenë të gjithckaje është Barcelona, të paktën sipas asaj që përcjell 24sata.hr.

PERISIC GJITHNJË E MË LARG SPLITIT

Ivan Perisic dhe Gennaro Gattuso janë në mosmarrëveshje të hapur. Trajneri dhe lojtari i Hajduk Split, në fakt janë duke u grindur prej disa javësh, pasi ish-mesfushori i Milan e la jashtë skuadrës ish-interistin për ndeshjen kualifikuese të Conference League. Në konferencën për shtyp, Gattuso bëri të ditur se lojtari ka shprehur dëshirën për t'u larguar dhe se mund ta bëjë këtë lirisht.

Lexo më tejInteristi Perisic 'kopjon' milanistin Kalinic: kthehet te Hajduk e do të fitojë vetëm 1 euro

Në krah të trajnerit janë edhe tifozët e Hajduk dhe kanë vënë në shënjestër rrjetet sociale të Perisic, duke e ftuar të largohet dhe duke e ofenduar. Lojtari për këtë arsye ka çaktivizuar komentet nën postimet e tij, por ndërkohë kërkon një akomodim të ri.

BARCELLONA INTERESOHET PËR PERISIC

Sipas faqes kroate 24sata.hr, vëmendja e Barcelonës së Hansi Flick është kthyer te Perisic. Trajneri blaugrana e njeh kroatin që nga koha e tij te Bayern Munich dhe duket se është i interesuar t'i ofrojë atij një vend në Katalonjë, si një përforcim fleksibël për një ekip të ri me një buxhet të vogël merkato. Në fund të fundit, për të nënshkruar me sulmuesin anësor duhen vetëm 200 mijë euro në klauzolën e zgjidhjes së kontratës.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI