Flash

Anglia pezull, nis procesi kundër Manchester City: rrezikon rënien nga kategoria

Lapsi.al 13 August 2024
Anglia pezull, nis procesi kundër Manchester City: rrezikon rënien nga

Pritshmëri e madhe në Angli për seancën kundër Manchester City, për 115 shkeljet e pretenduara të rregullave ekonomiko-financiare të Premier League. Në dy javët e ardhshme duhet të dalë rezultati i çështjes që sheh Citizens kundër kampionatit anglez për marrëveshjet me palët e lidhura. Si pasojë, vjen hapi më delikat për klubin kampion anglez i cili në skenarin më të keq rrezikon edhe rënien nga kategoria.

Sipas Times, puna e komisionit të pavarur është çuar përpara nga nëntori deri në mes ose në fund të shtatorit, me një vendim që pritet në fillim të vitit 2025. Nëse akuzat më të rënda do të vërtetoheshin, City do të rrezikonte rënien në kampionat. Ndër shkeljet e supozuara janë mosdhënia e informacionit të saktë financiar për 9 sezone, detajet jo të plota të pagesave ndaj Roberto Mancini ndërmjet viteve 2009 dhe 2013 dhe detajet jo të plota të pagesave për lojtarë të ndryshëm nga 2010/11 deri në 2015/16.

Lexo më tej: Everton -10 pikë për një shkelje financiare, City akuzohet për 115: Guardiola rrezikon rrëzimin nga Premier

Klubi gjithmonë ka mohuar çdo parregullsi, duke thënë se ka "prova të pakundërshtueshme" që do ta shfajësojnë atë. Hetimi filloi në vitin 2018 kur, si pjesë e të ashtuquajturave Football Leaks, gazeta gjermane Der Spiegel publikoi dokumente të ndjeshme që sugjeronin se si pronarët e City kishin derdhur direkt paratë që duhet të kishin ardhur nga kontratat e sponsorizimit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI