Flash

Video/ "Po çfarë dreqin bën": Cucurella ndërhyn si "kasap", Barella tërbohet

Lapsi.al 12 August 2024
Video/ "Po çfarë dreqin bën": Cucurella ndërhyn

Miqësorja e fundit e Inter jashtë Italisë u zhvillua të dielën pasdite para debutimit të tyre në kampionat, të planifikuar për në fundjavë me fillimin e Serie A. Zikaltrit ishin mysafirë të Chelsea në Londër dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Por ndeshja nuk ishte tamam “miqësore” nisur nga dëshira e shfaqur nga spanjolli Cucurella, që luan për Blues. Ja çfarë ndodhi.

FAULLET E SHUMTA TË CUCURELLA, TËRBUAN BARELLA

Miqësore në emërtim, por ndonjëherë nuk është fare e tillë. Në këtë pre-sezon kemi qenë dëshmitarë të sherreve të ndryshme që shpërthejnë në ndeshje që nuk kishin asnjë rëndësi. Madje edhe lojtarë tepër të vrullshëm që rrezikonin të lëndonin kundërshtarët e tyre. Episode të ngjashme kanë ndodhur edhe në Chelsea-Inter me protagonist kampionin e Europës Cucurella. Mbrojtësi spanjoll bëri dy ndërhyrje të rrezikshme, fillimisht ndaj Dumfries dhe më pas ndaj Darmian.

Lexo më tejCucurella e premtimi i çmendur: "Nëse fitojmë? Flokët të kuq"

Ai që nuk na pa më nga sytë pas këtyre ndërhyrjeve ishte Nicolò Barella. Mesfushori i Inter shkoi me egërsi te Cucurella për të kërkuar shpjegime. Mbrojtësi i Chelsea pretendoi se asgjë nuk ndodhi, sikur të ishin ndërhyrje normale. Për mesfushorin italian pati nervozizëm dhe shqetësim për gjendjen fizike të shokëve të skuadrës. Gjithçka është filmuar nga kamerat e DAZN.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI