Flash

Historia e bujshme, Zubimendi refuzon Liverpool. Motivet? Ushqimi dhe malet e vendeve Baske

Lapsi.al 13 August 2024
Historia e bujshme, Zubimendi refuzon Liverpool. Motivet? Ushqimi dhe malet e

Thirrja e shëtitjeve në malin Ulia është shumë e fortë. Ose ajo e marmitakos, gatimi tipik bask me bazë një peshk të ngjashëm me tonin dhe perime. Martín Zubimendi i ka thënë jo Liverpool. E arsyet nuk janë as teknike (ai me siguri do të kishte një rol qendror në një repart që, për momentin, sheh vetëm Mac Allister, Jones, Gravenberch dhe Endo), as ekonomike, duke qenë se Reds kishin ofruar vlerën e klauzolës së lirimit për Real Sociadad (60 milionë) dhe një kontratë të pasur. Arsyet duhet të gjenden në arsyet mjedisore. E në presingun e fortë që ka bërë basku tjetër, trajneri Imanol Alguacil.

REFUZIMI I ZUBIMENDI NDAJ LIVERPOOL, MOTIVET

Trajneri i Real Sociedad filloi të punonte nga krahët për talentin e tij (ose, më saktë, në mendje dhe në zemër). Ai i kujtoi atij se, pasi fitoi Kampionatin Europian me kombëtaren, ai u kishte premtuar tifozëve se do të qëndronte dhe se ata do të ishin zhgënjyer. Por mbi të gjitha, më pas filloi t'i ngjallte një sërë dyshimesh: se mos ke ndërmend të zëvendësosh marmitakon aromatike dhe të shëndetshme me peshkun e yndyrshëm dhe patatinat?

E ku do të gjente në Merseyside, një entuziast i eskursioneve dhe ecjes si mesfushori, një panoramë që të lë pa frymë, me pamje nga oqeani, si ajo e shijuar nga mali Ulia? Sigurisht që te Liverpool do të kishte Champions League, por edhe Real Sociedad (kokë serie në Europa League) luan kupat... E në fund Alguacil bëri përshtypje. Zubimendi tha jo dhe është i gatshëm të rinovojë kontratën me skuadrën me të cilën është rritur. E gjithashtu të shijojë jetën, në kohën e lirë, mes ushqimit të mirë dhe ekskursioneve...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI