Flash

Futbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë 3-vjeçare me RTSH për të drejtën TV

Lapsi.al 16 August 2024
Futbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë
Pasi dështoi keq për dy edicione radhazi me marrëveshjet e lidhura me Tibo fillimisht e pastaj me MCN, Federata Shqiptare e Futbollit gjen zgjidhje. Institucioni që drejton futbollin shqiptar bën me dije se ka firmosur marrëveshjen me Radio Televizionin Shqiptar, që do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatet kryesore. Në ekranin e RTSH do të vijnë Kategoria Superiore, përfshirë edhe Final 4, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqipërisë. Pas hapjes së procedurave për shitjen e të drejtës TV të kompeticioneve kombëtare të futbollit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi propozimet e operatorëve kombëtarë dhe pas diskutimeve shpalli fituese ofertën e ardhur nga RTSH. Palët në fakt kanë bërë publik akordin dhe kohëzgjatjen, por jo shifrën e paguar nga transmetuesi publik për pasqyrimin e futbollit shqiptar në shtëpitë e të gjithë tifozëve. Lexo më tejFSHF i shet të drejtën e transmetimit një TV me një kanal: dilemë pasqyrimi i 11 ndeshjeve në fundjavë Sipas marrëveshjes, RTSH merr të drejtën televizive për sezonet 2024/25; 2025/26; 2026/27 të kompeticioneve kombëtare për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI