Inter e nisi me barazim aventurën e kampionatit. Thuram ishte brilant, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm - i pari me kokë dhe i dyti me një goditje të lehtë pas një aksioni të shkëlqyer të zikaltërve -, më pas Inter u rrëzua në fund, duke hedhur në kosh tre pikët. Prekja me dorë në zonë nga Bisseck shkaktoi penalltinë, me të cilën Messias vendosi ndeshjen. Në pjesën e dytë edhe një gol i Dimarco u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.?GOAL | Alessandro Vogliacco | Genoa 1-0 Inter Milan
— SimplyGoal (@SimplyGoal) August 17, 2024
Follow @SimplyGoal for more goals ?⚽️
pic.twitter.com/ZugyGys30T
Në Marassi ishin vendasit që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20'. Sommer vlerësoi gabimisht goditjen me kokë nga Bani, topi goditi traversën dhe Vogliacco ishte më i shpejti për të shtyrë në rrjetë. Thuram mori përsipër zikaltrit dhe gjeti golin e barazimit pas gjysmë ore lojë me një goditje të bukur me kokë. Në fund Gollini bëri mrekulli ndaj Lautaro dhe Badelj shpëtoi me kokë goditjen e sigurt të Dimarco në vijën e portës. Në minutën e 83' megjithatë Thuram bëri rezultatin 2-1 me një zhytje të shkëlqyer. U duk e mbaruar 8 minuta nga fundi, por në shtesë Bisseck preku topin me dorë në zonë dhe Messias ndonëse humbi penalltinë e ndalur nga Sommer e shtyu topin në rrjetë pas grushtimit të portierit.? GOAL | Genoa 1-1 Inter | Marcus Thuram
— SimplyGoal (@SimplyGoal) August 17, 2024
MARCUS THURAM HAS EQUALIZED FOR INTER MILAN!!!!
Follow @SimplyGoal for more goals ?⚽️
pic.twitter.com/9HR0mN2QmR
?GOAL | Genoa 1-2 Inter | Marcus Thuram
— SimplyGoal (@SimplyGoal) August 17, 2024
INTER HAVE TAKEN THE LEAD!
Follow @SimplyGoal for more goals ?⚽️pic.twitter.com/yqOXBSGFo7