Flash

Video/ Alivoda thyen Partizanin në shtëpi: Vllaznia fiton mes tensionit, të kuqtë e mbyllën me 10 lojtarë

Lapsi.al 19 August 2024
Video/ Alivoda thyen Partizanin në shtëpi: Vllaznia fiton mes

Partizani ngec edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, duke shfaqur të njëjtat simptoma që larguan Shehin nga pankina. Të kuqtë u dorëzuan 0-1 në Arenën e Demave përballë Vllaznisë, në një ndeshje të tensionuar. Vendosi Alivoda në pjesën e parë, ndërsa Zguro u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë.

Abilaliaj e nis me humbje, ndërsa lëvizjet në formacion nuk sollën pothuaj asgjë të re. Vllaznia e Brdaric luajti në pritje duke shfrytëzuar kundërsulmin, edhe pse në fakt goli erdhi më tepër nga një neglizhencë difensive e të kuqve. Alivoda përfitoi në minutën e 30’ brenda zonës, duke mundur Qirkon me një diagonale të saktë. Reagimi i të kuqve ishte, por Mba vazhdoi të shpenzojë para porte, duke humbur të gjitha sfidat me Qarrin.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c38fdf00a3e.mp4"][/video]

Flagrante dy rastet e humbura vetëm për vetëm me portierin, ndërsa situata u komplikua me Zguron, që humbi mendjen, duke u kapur me pankinën kundërshtare e duke parë nga Jorgji ti tundë kartonin e kuq në minutën e 49'. Të kuqtë provuan dhe luajtën një ndeshje të mirë për nga intensiteti. E mbyllën Vllazninë prapa, por nuk shënuan dol, edhe pse provuan me Zekën e Mehmetin. Gjatë ndeshjes ka pasur momente tensioni mes lojtarëve si dhe u akorduan shumë kartonë të verdhë. Në fund, Partizani sheh kampionatin të nisë keq, ndërsa Vllaznia merr 3 pikë pa treguar ndonjë gjë të madhe.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c3988c51291-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI