Flash

Mbappé denoncon PSG për 55 milionë euro të papaguara: klubi francez rrezikon Champions

Lapsi.al 20 August 2024
Mbappé denoncon PSG për 55 milionë euro të papaguara:

Kylian Mbappé ka denoncuar PSG-në dhe klubi francez tani realisht rrezikon të jetë në telashe. Historia mes kampionit francez dhe klubit parisien përfundoi keq, por tani që e tashmja e sulmuesit flet spanjisht në Madrid, po dalin në dritë gjëra të mbajtura fshehur. Pasi paralajmëroi për javë të tëra, Mbappé dhe stafi i tij morën masa duke kontaktuar UEFA-n dhe Federatën Franceze të Futbollit, për t'i raportuar pagesat e munguara nga PSG.

Lajmin e ka bërë të ditur Le Monde, duke cituar edhe detajet e shifrave dhe sanksionet e mundshme për klubin nëse zbulohen mangësitë financiare ndaj Mbappé. Sulmuesi nga ana e tij ankohet për mospagimin e 55 milionë eurove, mes pagave të papaguara dhe shpërblimeve që lidhen me performancën.

Lexo më tejPaga e bonuese të padhëna, Mbappé 'mbyt' Psg: kërkon 100 milionë euro të vonuara

Një situatë e rëndë për PSG, që nëse shpallet fajtor pas hetimeve nga organet e futbollit të thirrur në çështje nga Mbappé, rrezikon sanksione të rënda si në Francë ashtu edhe në nivel evropian. LFP mund të zgjedhë të bllokojë merkaton e transferimeve të klubit, por në horizont mund të ketë edhe heqje të licencës së UEFA-s dhe për rrjedhojë përjashtim nga Champions League.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI