Flash

Video/ Elbasani eviton humbjen në debutim: Lulaj i përgjigjet Prençit e i heq fitoren Skënderbeut

Lapsi.al 19 August 2024
Video/ Elbasani eviton humbjen në debutim: Lulaj i përgjigjet

Elbasani markon rikthimin në Superiore me një pikë në transfertën e Korçës. Skuadra e drejtuar nga Bordin barazoi 1-1 përballë Skënderbeut, duke evituar humbjen vetëm 9 minuta nga fundi. Lulaj iu përgjigj Prençit në një rivalitet kapitenësh që vendosën ndeshjen, e ekuilibruar ashtu si edhe rezultati.

Lëvizjet në merkato kanë dhënë efektin e tyre, por Gvozdenovic arriti gjithësei të ndërtojë një skuadër kompetitive, duke testuar menjëherë të sapongjiturit nga Kategoria e Parë. Korçarët gjetën të parët rrugën e rrjetës, në pjesën e parë. Kapiteni Prençi goditi saktë me kokë, pas harkimit nga këndi nga ana e Jurit në minutën e 16'. Elbasani e ndjeu goditjen, por u mundua të bëjë lojën e tij dhe të reagojë.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c38d8145bc9.mp4"][/video]

Trajneri Bordin pasi pa Ze Gomes të ndalet nga traversa në minutën e 24' dhe Grecën të impenjojë Alian në fundin e pjesë së parë bëri edhe lëvizjet e tij. Hasani e Gjoni morën vendin e Qaqit e Melos, por barazimin e ktheu në minutën e 81 Lulaj. Një pikë që vlen për të dy ekipet, ndërsa në sfidën e ardhshme, Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, ndërkohë që Elbasani pret Teutën.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c39f92548dd.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI