Flash

Abuzimi me fondet/ Apeli shqyrton kërkesën e Beqajt për të dalë nga burgu

Lapsi.al 5 August 2024
Abuzimi me fondet/ Apeli shqyrton kërkesën e Beqajt për të

Ka nisur sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca për ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC. Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë kanë apeluar masat e sigurisë dhe kërkojnë zëvendësim mase. Beqaj mbahet nën masën e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beqaj u arrestua më datë 4 korrik nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).

I arrestuar është edhe Ermal Kurtulaj, ndërsa me masë arrest shtëpie është Alfred Nikolla dhe me masë detyrim paraqitje për katër të dyshuar të tjerë. Beqaj dhe 6 të tjerët akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Në këtë çështje ai akuzohet për shpërdorim detyre si ish ministër i Shëndetësisë, ndërsa janë arrestuar ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI