Flash

Mediat greke: Akuza për manipulim të zgjedhjeve në Himarë

Lapsi.al 4 August 2024
Mediat greke: Akuza për manipulim të zgjedhjeve në Himarë

Mediat greke i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme procesit zgjedhir në Himarë. E përditshmja “Kathimerini” shkruan se këto zgjedhje u karakterizuan nga akuza të shumta manipulimi. Gazeta e njohur ka publuikuar edhe mesazhin nga burgu të eurodeputetit Fredi Beleri që nënvizonte çështjen e moslejimit të votuesve me karta identiteti të skaduara.

“Qeveria duhet të tregojë se nuk po manipulon vullnetin e zgjedhësve, se transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste në Himarë nuk ishte një taktikë e qeverisë dhe se ndalimi, si asnjëherë më parë, i votimit me letërnjoftime të skaduara nuk po bëhet me qëllim. Qeveria duhet të mbajë, të paktën pretendimet, siç ka bërë deri tani, duke përdorur institucionet “të pavarura”, që të duket se nuk po përdor asnjë mjet për të manipuluar këto zgjedhje!” – citoi “Kathimerini” reagimin e Belerit.

Ndërsa “Protothema” veçon numrin e lartë të votuesve në krahësim me zgjedhjet e kaluara. Sipas saj këto zgjedhje shënuan numrin më të lartë të votuesve në zgjedhje lokale në këtë bashki. Gazeta greke citon deklaratën e kandidatit të mbështetur nga minoriteti grek, Petro Gjikuria pas përfundimit të procesit zgjedhor që shprehu sigurinë se do të jetë ai fituesi i zgjedhjeve dhe që i bëri thirrje kundërshtarit të tij Vangjel Tavo që të bashkëpunojë për Bashkinë e Himarës.

“Ai akuzoi anëtarët e qeverisë shqiptare se po tentonin të frikësonin anëtarët e minoritetit, por siç tha ai kërcënimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Himarjotët treguan se nuk kanë frikë dhe pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe dhe kjo tregon se nuk e ulën kokën”, - citon “Protothema” kandidatin e opozitës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbyllet procesi i votimit në Himarë

U mbyllën në orën 19.00 të 36 qendrat e votimit për bashkinë e Himarës. Mediat raportojnë se në orët e padites pati më shumë fluks. Në çdo qendër po mbyllen kut...

19:11

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI