Flash

Berisha: Ju them si Rama i vodhi zgjedhjet në Himarë

Lapsi.al 4 August 2024
Berisha: Ju them si Rama i vodhi zgjedhjet në Himarë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për zgjedhjet në bashkinë e Himarës gjatë tubimit të zakonshëm që mbahet pranën banesës së tij në Tiranë. Sipas kreut të opzitës këto zgjehdje “dëshmuan intolerancën e plotë, dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror”.

“Dëshmuan fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës se me pretekstin se atyre u kishin skaduar kartat e identitetit.

Ky dënim, ky ndëshkim i qytetarëve të Himarës, se kartat e tyre kishin skaduar ndërkohë që kishte skaduar vetëm data, por nuk kishte ndryshuar asnjë nga elementët e sigurisë që dëshmonin identitetin e qytetarit, është një akt kriminal, është një akt që fakton për të qintën herë se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë” – tha Berisha.

“Në zgjedhjet e 14 majit, në Himarë dhe mbarë vendin u zgjat afati i përdorimit, apo u autorizua përdorimi i kartave të identitetit që u kishte skaduar afati. Kurse sot pas një pune të zezë të identifikimit të zgjedhësve me karta të skaduara doli se në shumicë dërrmuese ata ishin zgjedhës të djathtë dhe Edi Rama refuzoi të firmosë dje, vendimin e qeverisë për të autorizuar vlefshmërinë e kartave pavarësisht nga data e skadimit.

Përveç këtij akti skandaloz, përveç këtij krimi kushtetues, i pandodhur ndonjëherë unë u them shqiptarëve se në ligjet e mëparshme, jo vetëm që pranohej karta edhe e skaduar e identitetit, por pranohej letërnjoftimi i lëshuar edhe në vitet e diktaturës. Pranohej pasaporta jo biometrike, e lëshuar përpara. Pranohej certifikata e nxjerrë në gjendje civile, sepse gjëja e fundit që mund ti shkonte kujt ndërmend ishte mohimi i të drejtës kushtetuese të votimit për qytetarët shqiptarë.

Të përjashtosh nga votimi 6153 qytetarë në një bashki të vogël, imagjinoni ju se çfarë operacioni kriminal përgatit Edi Rama në shkallë vendi. Ndërkohë miqtë e mi, në Himarë sot votuan edhe qytetarë të ardhur nga Dropulli dhe zona të tjera, me karta identifikimi false, që skadonin në vitin 2070” – tha Berisha.

Sipas tij, nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën ndaj duhet që vendi të drejtohet nga një qeveri teknike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbyllet procesi i votimit në Himarë

U mbyllën në orën 19.00 të 36 qendrat e votimit për bashkinë e Himarës. Mediat raportojnë se në orët e padites pati më shumë fluks. Në çdo qendër po mbyllen kut...

19:11

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI