Flash

Berisha: Rezultati në Himarë u manipulua nga Edvin Gjipeja!

Lapsi.al 4 August 2024
Berisha: Rezultati në Himarë u manipulua nga Edvin Gjipeja!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Himarë, duke e konsideruar si akt anti-Kushtetues përjashtimin nga votimi të qindra qytetarëve, për shkak të skadencës së dokumenteve të identifikimit.

Sipas tij, ky është një akt i pa precedent, krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës, që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga kryeministri.

Ai ka sjellë në vemendje zgjedhjet e 14 Majit, ku tha se ky standart nuk u zbatua në atë kohë dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Reagimi i Berishës

Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues

Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron.

Të këshilluara

Beleri i shkruan greqisht votuesve të Himarës

Nga burgu Fredi Beleri ka përcjellë një mesazh në ditën e zgjedhjeve në Himarë. "Zemra ime sot është në Himarë", shkruan Beleri në një postim të tij në gjuhën g...

11:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI