Flash

Rritje e pazakontë e numrit të votuesve në Himarë

Lapsi.al 4 August 2024
Rritje e pazakontë e numrit të votuesve në Himarë

Në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë Himarë kanë të drejtë vote 22,921 qytetarë.

Opozita akuzon se qeveria, në përpjekje për të fituar zgjedhjet, ka importuar votues nga zona të tjera të Shqipërisë.

Maxhoranca socialiste nuk ka komentuar mbi akuzat.

Numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet e së dielës është në fakt më i lartë se sa në zgjedhjet e vitit 2023.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se mes zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe atyre të këtij viti, numri i votuesve është rritur me 99 vetë. Kjo rritje është e pazakontë duke marrë parasysh që mes zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit të kaluar, numri i votuesve në këtë bashki nuk është rritur.

Të dhëna të tjera indirekte sugjerojnë se në fakt, tendenca natyrore është pakësimi i popullsisë dhe rrjedhimisht rënia e numrit të votuesve, për shkak se në Bashkinë Himarë, numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve./Reporter.al

Të këshilluara

Beleri i shkruan greqisht votuesve të Himarës

Nga burgu Fredi Beleri ka përcjellë një mesazh në ditën e zgjedhjeve në Himarë. "Zemra ime sot është në Himarë", shkruan Beleri në një postim të tij në gjuhën g...

11:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI