Flash

Omonia: Mbi 6 mijë nuk votojnë dot në Himarë, faji i Ramës!

Lapsi.al 4 August 2024
Omonia: Mbi 6 mijë nuk votojnë dot në Himarë, faji i

Omonia pretendon se është faji i kryeministrit Edi Rama që më shumë se 6 mijë zgjedhës në Himarë kanë mbetur pa karta identiteti. Në një deklaratë për mediat njoftohet se kompania shtetërore e prodhimit të kartave ka bërë dallime në kërkesat e qytetarëve për të rinovuar dokumentat.

"Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditesh. Në total, nga 23074 zgjedhës te rregjistruar, 6157 jane apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama" thuhet në deklaratë.

Gjatë paradites pati raportime për bllokimin e qendrës së votimit në Himarë fshat, për shkak të shumë qytetarëve që u paraqitën me kartë identiteti të skaduar. Sipas kreut të KQZ, Celibashi procesi ka qenë i rregullt. Në zgjedhjet e 14 Majit, kur fitoi Fredi Beleri nuk pati ankesa për kartat e identitetit të skaduara.

Deklarat e Omonias

Që me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara.

Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatese ligjore që do të garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditesh.

Në total, nga 23074 zgjedhës të rregjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverise Rama.

Omonia Dega Himare

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI