Flash

Flet Gjikuria: Unë jam fitues i garës, Tavo të vijë të punojë me mua

Lapsi.al 4 August 2024
Flet Gjikuria: Unë jam fitues i garës, Tavo të vijë të

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat, pas përfundimit të orarit zyrtar zgjedhor. Ai tha se falënderon himarjotët që e kanë mbështetur, duke thënë se do ta çojë programin deri në fund. Ai shprehu bindjen se do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë.

“Dua të falënderoj të gjithë himarjotët që më mbështetën. I falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjitha partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushë, stafin, që bënë një punë tepër të mirë.

Himarjotët folën dhe na ka ngelur të shohim vullnetin e tyre. Do ta çojmë programin tonë deri në fund. Himarjotët nuk do ulin kokën, pavarësisht presioneve. Do shikohen shkeljet që janë bërë dhe është punë e KQZ.

Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himarjotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himarjotët. Unë jam fitues i garës. Nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur.

Edhe në SHBA jam marrë me fushata të ndryshme. Atje punoja për të tjerët, këtu punoja për veten time. Opozita pa diskutim ka punuar për mua, jam i kënaqur për mbështetjen" – tha Gjikuria. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbyllet procesi i votimit në Himarë

U mbyllën në orën 19.00 të 36 qendrat e votimit për bashkinë e Himarës. Mediat raportojnë se në orët e padites pati më shumë fluks. Në çdo qendër po mbyllen kut...

19:11

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI