Flash

Zgjedhjet në Himarë/ Meta: U përjashtuan mbi 6 mijë qytetarë, krim elektoral i Ramës

Lapsi.al 4 August 2024
Zgjedhjet në Himarë/ Meta: U përjashtuan mbi 6 mijë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet në Himarë me anë të një statusi në Facebook. Meta shprehet se janë përjashtuar mbi 6 mijë qytetarë nga e drejta e votës, me pretekstin se ju ka mbaruar afati. Sipas Metës, ky është krim i shëmtuar elektoral i Ramës.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre”, - shprehet Meta.

Të këshilluara

Beleri i shkruan greqisht votuesve të Himarës

Nga burgu Fredi Beleri ka përcjellë një mesazh në ditën e zgjedhjeve në Himarë. "Zemra ime sot është në Himarë", shkruan Beleri në një postim të tij në gjuhën g...

11:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI