Flash

Denoncimi/ Fëmijëve të sëmurë iu dhanë ilaçe të skaduara në QSUT

Lapsi.al 5 August 2024
Denoncimi/ Fëmijëve të sëmurë iu dhanë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar disa emaile të ish-drejtoreshës së QSUT-së Albana Fico që urdhëronte drejtorin e IT, Rigers Haxhirajn që të ndryshonte datat e skadencës së ilaçeve me qëllim që të trajtoheshin fëmijët e sëmurë.

‘Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 i ka dhënë direktiva të titullarit të institucionit që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike’, tha Albana Vokshi.

Deklarata e deputetes së PD, Albana Vokshi:

Në deklaratën e fundit që kam bërë nga kjo foltore, mes denoncimeve të tjera, kam bërë edhe një denoncim në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e farmacive on line të QSUT, për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakon të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln EURO.

Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.

Si mund të bëhej kjo?

Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT i cili të fshinte datën e skadencës.

Kur unë e ngrita si shqetësim në dëgjesën që organizuam në Komisionin e shëndetësisë për skandalin te onkologjiku, Ministrja e shëndetësisë Koçiu, Drejtoresha e QSUT dhe Farmacisë Qendrore të QSUT e mohuan faktin ndërkohë që deputetët e PS u vunë përsëri në krah të skandalit në vend që të viheshin në krah të pacientit dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të tyre.

Në monitor kam shkëmbimin e emaileve mes ish drejtoreshës së QSUT Albana Ficos; Mirela Rexhepi, drejtoreshë e Farmacisë Qendrore; Eneida Balla, zv/drejtoreshë e farmacisë, Drejtorit të IT Rigers Haxhiraj, dhe Anisa Serjani.

Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT Rigers Haxhiraj. Albana Fico në një email pas orës 23:00 të natës i jep porosi Rigersit që të ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen pra datë 8 mars të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë.

Nga emailet vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico.

Të këshilluara

Mbyllet procesi i votimit në Himarë

U mbyllën në orën 19.00 të 36 qendrat e votimit për bashkinë e Himarës. Mediat raportojnë se në orët e padites pati më shumë fluks. Në çdo qendër po mbyllen kut...

19:11

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI