Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Weide i humbi medaljen e artë skuadrës kineze: reagimi i shokëve është i turpshëm

Lapsi.al 31 July 2024
Video/ Weide i humbi medaljen e artë skuadrës kineze: reagimi i
Në garën ekipore të gjimnastikës artistike në Lojërat Olimpike të Parisit, Kina udhëhiqte 3.2 pikë përpara Japonisë dhe dukej e pakapshme. Por e pabesueshmja ndodhi: Su Weide humbi kontrollin në hekur tek dhe ra në mënyrë katastrofike. Gjimnasti rifilloi provën e tij, por ra përsëri. Vlerësimi ishte fatal, 11.600 në garën e tij të fundit, duke anuluar paraqitjet e shkëlqyera të shokëve të tij të skuadrës. Nga ana tjetër, Japonia nuk gaboi me pesë sportistët e saj dhe bëri një parakalim të bujshëm për medaljen e artë, duke e lënë Kinën mes keqardhjes. 24-vjeçari Su Weide u shfaq i dëshpëruar pas gabimit, por ajo që ra më shumë në sy ishte reagimi i pamëshirshëm i shokëve të skuadrës, të cilët e braktisin pa as një gjest ngushëllimi apo ndjeshmërie.

TRE RRËZIME NË GARËN E FUNDIT

Më parë Su Weide kishte rënë edhe në kaluç, duke marrë një rezultat shumë të ulët edhe atje (12.766). Dy rrëzimet në provën e fundit në hekur tek, e dëshpëruan gjimnastin në Bercy Arena, duke e ditur mirë se Kina është shumë e prirur të kthehet nga Parisi me shumë medalje, kur sport shihet si flamurtar i regjimit. Me këtë lloj presioni mbi supet e tij – aq më tepër në një garë ekipore dhe jo individuale – 24-vjeçari dukej i shkatërruar. Pasi mbaroi provën, Su Weide u ul shumë larg nga shokët e tij të skuadrës dhe trajnerët.

SHOKËT NUK I HODHËN AS SYTË

Përshtypje më tepër bëri qëndrimi i anëtarëve të tjerë të skuadrës, përfshirë edhe trajnerët, të cilët e lanë vetëm, pa u përpjekur ta ngushëllojnë apo t'i thonë se fitohet apo humbet të gjithë bashkë. Historia u bë virale në mediat sociale pikërisht për këtë arsye dhe një postim në Twitter nga prezantuesja e BBC-së dhe ish-gjimnastja britanike Gabby Logan mori miliona shikime: "Gjimnasti i gjorë kinez ra dy herë nga hekuri. Shokët e tij e braktisën. Ndihet bosh, nuk arrij të mos e them". Megjithatë, Olimpiada nuk ka mbaruar për Su Weide, që do të ketë mundësinë të shpengojë veten në garat individuale në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI