Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Grealish flet për herë të parë për përjashtimin nga Euro 2024: “Momenti më i vështirë në karrierë”

Lapsi.al 30 July 2024
Grealish flet për herë të parë për përjashtimin

Jack Grealish nuk mori pjesë në Kampionatin Europian që u zhvillua në Gjermani. Ish-tekniku tashmë i Anglisë Gareth Southgate vendosi të bëjë pa të dhe mesfushori i Manchester City ende nuk e ka tretur atë zgjedhje. Euro 2024 pastaj nuk përfundoi mirë për Southgate e kombëtaren e Tre Luanëve, si për ta bërë edhe më të rëndë lënien jashtë turneut të anësorit të Manchester City.

I GJITHË TRISHTIMI I GREALISH

Jo shumë javë pas përfundimit të Kampionatit Europian, ku Spanja triumfoi në finale ndaj Anglisë, Jack Grealish është rikthyer të flasë për përjashtimin e tij, të cilin ende nuk e ka tretur. I intervistuar nga BBC, lojtari i Manchester City shprehu edhe një herë zhgënjimin e tij, për zgjedhjen e bërë nga tekniku Gareth Southgate.

Lexo më tejTrajneri më i mirë pas Sir Ramsey jep dorëheqjen, Southgate largohet nga Anglia: “Koha për ndryshim”

“Ishte një nga momentet më të vështira për t'u përballur në karrierën time. Ndjeja se duhej të isha pjesë e kombëtares. Ishte e vështirë sepse për Europianin flitej kudo, në TV, në rrjetet sociale, mes njerëzve dhe ishte e pamundur të mos e ndiqje. Tani do ta shfrytëzoj këtë zhgënjim për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm dhe për të rimarrë vendin tim në kombëtare”. Grealish është ende i lënduar, por ai ka dëshirën për të shpenguar veten.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI