BATUTA SEKSISTE PËR ATLETET AUSTRALIANE
Bob Ballard e bëri këtë deklaratë aspak elegante ndërsa po përgatitej të komentonte drejtpërdrejt në televizion mbi suksesin e kuartetit australian të femrave në stafetën 4x100 m stil i lirë. Menjëherë pasi katërshja australiane e Emma McKeon, Shayna Jack, Mollie O'Callaghan dhe Meg Harris kishin fituar medaljen e artë në finale, komentatori tha një frazë krejtësisht të pavend: "Beh, gratë sapo mbaruan...”, tha Ballard. "Ju e dini se si gratë... gjithmonë vërdallë për tu grimuar". Një batutë në televizion live e Ballard, që la pa fjalë edhe bashkë-prezantuesen, Lizzie Simmonds. Ajo menjëherë e cilësoi komentin e kolegut të saj si “skandaloz”, duke e bërë Ballard të qeshte në transmetim direkt si përgjigje.Setting women's sports back. Bob Ballard: (video from:thelifeoflyds - TikTok) pic.twitter.com/6SABGUTpfc
— A Gooners View (@AGoonersThought) July 29, 2024