Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Kvaratskhelia shpartallon Egnatian: Napoli shumë i fortë për kampionët e Shqipërisë

Lapsi.al 29 July 2024
Kvaratskhelia shpartallon Egnatian: Napoli shumë i fortë për

Egnatia sforcohet para ndeshjes së kthimit kundër islandezëve të Vikingur, e vlefshme për kthimin e raundit të dytë të Conference League me një miqësore me Napolin që sjell vetëm prestigjin e një sfide luksi. Asgjë tjetër, sepse si ishte edhe e pritshme, skuadra e Antonio Conte shkatërron kampionët e Shqipërisë me një 4-0 që nuk pranon alibi. Kvaratskhelia ishte protagonist, me një super performancë që futi në krizë Malotën e të tjerët. Në Castel di Sangro, gjeorgjiani zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22', pastaj Politano (30’), Simeone (52’) dhe Ngonge (70’) rrumbullakosën rezultatin.

DISFATË E PARASHIKUAR, POR PËRSE VLEN?

Një tjetër fitore e madhe pa pësuar gol për Napolin e drejtuar nga Antonio Conte, që theu 4-0 Egnatian. Fitorja e tretë në tre miqësore verore për të kaltrit që provuan fillimisht me Lobotka. Pastaj me kalimin e minutave hyri në ritëm Kvaratskhelia. një kombinim i gjeorgjianit me sllovakun solli edhe golin e 1-0, në minutën e 22'. Goditje fluturimthi e Kvaratskhelia që nuk i la asnjë shans Dobjanit. Pas gjysmë ore lojë ishte radha e Politano, që bëri ndeshjen 2-0 duke shfrytëzuar asistin e Di Lorenzo. Edhe Cheddira tentoi disa herë të bënte tris, por pjesa e parë e lojës përfundoi vetëm me dy gola epërsi.

Lexo më tejMe Egnatian nuk luajti, prapaskena e mungesës së Osimhen: Premier League në pritje

Në fillim të pjesës së dytë Conte revolucionarizoi formacionin në fushë, por rezultati ishte gjithmonë pozitiv. Në minutën e 52' Simeone shënoi me asistin e Zerbini, duke i çuar shifrat në 3-0. Anësori sulmues italian u tregua shumë mirë në pjesën e dytë, duke dhënë asistin e dytë të ditës për Ngonge, që fiksoi pokerin në minutën e 70'. Në fund Napoli e uli ritmin, por Egnatia nuk mundi të bënte asgjë, me të besuarit e Conte që mbajtën portën të pastër për të tretën herë radhazi në këtë parasezon. Egnatia kthehet me një humbje të rëndë, lodhje në këmbë e rrezikun që ta ndjejë në kthimin me Vikingur.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI