Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

F1/ E bujshme, Russell fiton garën por skualifikohet: suksesi shkon për Hamilton

Lapsi.al 28 July 2024
F1/ E bujshme, Russell fiton garën por skualifikohet: suksesi shkon
George Russell fiton GP-në e Belgjikës, raundin e katërmbëdhjetë sezonal të botërorit të F1. Në pistën Spa-Francorchamps, piloti i ekipit Mercedes i befasoi të gjithë me strategjinë me një ndalesë, ndryshe nga pjesa tjetër e makinave që ndaluan dy herë në box. Një zgjedhje e rrezikshme, por që shpërbleu britanikun që triumfoi përpara bashkëkombasit të tij Lewis Hamilton dhe McLaren të Oscar Piastri. Por fitorja ishte nën hetim dhe lumturia zgjati pak. Ë15 u gjet nën peshë gjatë kontrolleve teknike dhe Russel u penalizua, kështu që fitorja shkoi për Hamilton. Ferrari përfundoi jashtë podiumit, me Charles Leclerc që e mbylli i katërti përpara Red Bull të Max Verstappen dhe McLaren të Lando Norris. Carlos Sainz u rendit i shtati, menjëherë pas britanikut dhe përpara RB20 tjetër të Perez. Lexo më tej"Botërorin 2021 ma vodhën": Hamilton akuzon direkt dhe flet për të atin: “Në ditën më të vështirë ishte aty” Finale e bujshme e GP-së së Belgjikës. George Russell u skualifikua sepse Mercedesi i tij ishte nën peshë, gjatë inspektimit pas garës. FIA kishte nxjerrë një dokument në të cilin delegati teknik Jo Bauer raportonte se Mercedesi i anglezit ishte 1.5 kilogramë nën kufirin minimal të peshës prej 798 kilogramësh. Drejtuesit e garës vendosën kështu të skualifikojnë anglezin që kishte fituar garën. Lewis Hamilton u shpall fitues i GP përpara Oscar Piastri dhe Charles Leclerc.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI