Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Milan mposhti 3-2 Citizens e Haaland, me golat e të rinjve. Fonseca: "Skuadra më ndjek"

Lapsi.al 28 July 2024
Video/ Milan mposhti 3-2 Citizens e Haaland, me golat e të rinjve. Fonseca:

Nis me fitore turneu i Milan në Shtetet e Bashkuara. Kuqezinjtë e teknikut Fonseca dalin nga stadiumi Yankee në Nju Jork (vendi ikonik i bejsbollit) me një rezultat të bukur 3-2 kundër Manchester City. Haaland zhbllokoi ndeshjen (19'), por kuqezinjtë u përgjigjen me një dygolësh nga Colombo (30' dhe 35'). Më pas, McAtee (55') barazoi në pjesën e dytë, para 3-2 përfundimtare të Nasti (78').

Një fitore prestigjioze në shtëpinë e Gerry Cardinale të shenjuar nga të rinjtë. Turneu i Milan në SHBA nisi në mënyrën më të mirë, me fitoren 3-2 kundër Manchester City. Dygolëshi i Lorenzo Colombo ishte vendimtar dhe goli i Nasti e vulosi. Paulo Fonseca është i kënaqur, por kërkon më shumë nga skuadra e tij: "Kemi ndjesi të mira. Më e rëndësishmja është që ne kemi vënë në lojë atë që kemi punuar gjatë javës - tha portugezi nga Nju Jorku -. Lojtarët bëra atë që u kërkova, të luanin me guxim, mbajtën topin, gjetën hapësirat që janë të rëndësishme”.

NË PRITJE TË LEAO...

Fonseca, shumë i vlerësuar nga Chukwueze ("Më dha besim, do të shihni një Samu të ri këtë vit"), do të jetë në gjendje të mbështetet edhe te Rafa Leao (tashmë i është bashkuar grupit) dhe Francesco Camarda (i grumbulluar surprizisht në SHBA) në dy eventet e ardhshme amerikane me Real Madrid dhe Barcelonën. Përveç Alexis Saelemaekers, të cilin ish-Roma do ta mbante me kënaqësi në Milanello pavarësisht thashethemeve për transferim: "Më pëlqen shumë, ai ka cilësi. Të gjithë trajnerët do të donin ta kishin. Ai mund të mbulojë pozicione të ndryshme. Do të doja për ta mbajtur në skuadër”.

ANKTH PËR FLORENZIN

Kundër skuadrës së Pep Guardiola, Milan tregoi disa të meta nga pikëpamja mbrojtëse: "Ne duhet të përmirësohemi, ashtu si edhe në sulm - shtoi Fonseca -. Me City ishte e rëndësishme të fitonim për të gjetur besim. Për Florenzin (i cili u dëmtua për shkak të një problemi në gju, red.) duhet të presim rezonancën magnetike".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI