Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Zico grabitet në Paris: i vodhën valixhen, përmbajtja e saj e pabesueshme

Lapsi.al 27 July 2024
Zico grabitet në Paris: i vodhën valixhen, përmbajtja e saj e

Aventura e brazilianit Zico në Paris filloi më keq nuk kishte mundësi. Legjenda e futbollit brazilian, në Francë për të ndjekur Olimpiadën me ftesë të delegacionit jeshilverdhë, ka pësuar një grabitje të bujshme. Kriminelët, falë një hileje, arritën t'i vidhnin një valixhe, përmbajtja e së cilës ishte më se e çmuar...

ZICO I GRABITUR: PËRMBAJTJA E VALIXHES E BUJSHME

Ngjarjet kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën verilindore të kryeqytetit francez dhe sipas asaj që raporton Le Parisien, dy kriminelë kanë grabitur legjendarin Zico. Njëri prej tyre kishte për detyrë të shpërqendronte shoferin e taksisë ku do të hipte ish-kampioni brazilian, tjetri duhej të merrte çantën e çmuar të vendosur në bagazhin e pasmë. Sipas burimeve policore, është hapur një hetim, por duke qenë se nuk ka dëshmitarë nuk do të jetë e lehtë të gjenden dy hajdutët dhe sidomos valixhja.

Lexo më tej: Paris 2024, alarm për bomë, zjarre e vandalizëm. Qeveria: "Akte kriminale"

Pikërisht valixhja... përmbajtja e saj ishte shumë më tepër se e çmuar: një orë Rolex, disa bizhuteri diamanti, 2 mijë dollarë dhe 2 mijë euro. Një plaçkë me një vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh. Një fillim vërtet i tmerrshëm i Olimpiadës për ish-kampionin e Seleção...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI