Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Paris 2024, Argjentina ankimon në FIFA për ngjarjen e ndodhur me Marokun: “Kërkojmë sanksione”

Lapsi.al 25 July 2024
Paris 2024, Argjentina ankimon në FIFA për ngjarjen e ndodhur me
Ndodhi gjithcka në fund të ndeshjes që Argjentina luajti kundër Marokut, në kuadër të Lojërave Olimpike Paris 2024. Një gol i diskutueshëm, invasion fushe dhe shashka të hedhura nga tifozët, që I bënë futbollistët të ikin nga fusha. Në fakt pas barazimit 2-2 në minutën e 105’ nga Medina, me të cilën Argjentina ekulilibroi rezultatin, tifozët marokenë pushtuan fushën (dhe hodhën shashka), duke detyruar lojtarët Albiceleste të largoheshin nga fusha. Pas dy orësh ndeshja, e ndërprerë fillimisht, rifilloi për tre minuta, me arbitrin që anuloi golin e barazimit.

REAGIMI I AFA-s

Federata Argjentinase e Futbollit ka paraqitur një ankesë në FIFA në lidhje me atë që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Marokut, që hapi programin Olimpik Paris 2024, e humbur 2-1 nga Albiceleste. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Afa-s, Claudio Tapia, në një postim në X. “Ne i kemi bërë thirrje komisionit disiplinor të FIFA-s për të siguruar që të miratohen masat e duhura rregullatore dhe të vendosen sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës,” shpjegoi ai. Lexo më tejVideo/ Skandal në Olimpiadë, Argjentina barazoi e goli u anulua pas 2 orësh: "Çfarë cirku" Referenca është për fundin kaotik të ndeshjes. Arbitri anuloi golin e dytë të amerikano-jugorëve, të shënuar në kohën shtesë, për pozicion jashtë loje. Një gol që kishte shtyrë tifozët marokenë të pushtonin fushën dhe të pezullonin ndeshjen. Në atë moment arbitri i ndeshjes i kishte dërguar të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes, por ndeshja nuk kishte përfunduar zyrtarisht por vetëm ishte pezulluar. Në fakt, arbitrat e VAR-it po kontrollonin ende për një pozicion jashtë loje të mundshme në aksionin e golit të fundit argjentinas. Ndeshja rifilloi pas rreth dy orësh, arbitri, pas një raportimi nga VAR, anuloi golin dhe lejoi të luheshin sërish 4 minutat e fundit të mbetura, para bilbilit të fundit që konfirmoi fitoren e Marokut.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI