Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Medalje e argjendtë e pastaj propozim për martesë: Federico Maldini befason të fejuarën live në TV

Lapsi.al 29 July 2024
Video/ Medalje e argjendtë e pastaj propozim për martesë:
Emocion, medalje argjendi në garën me pistoletë 10 metra dhe propozim martese në qytetin e dashurisë. Një ditë e paharrueshme për Federico Nilo Maldini, 23-vjeçarin nga Bolonja që i befasoi të gjithë duke u renditur i dyti pas kinezit Yu Xie. Fjalët dolën spontanisht gjatë një interviste për Casa Italia: "Thashë se nëse fitoj Olimpiadën do të martohem, argjendi llogaritet si një fitore, kështu që po, nëse ajo dëshiron të martohet me mua po. Carlotta, do të martohesh me mua?", fillimisht kerkesa para kamerave më pas ardhja e të dashurës dhe skenari klasik (edhe pse me medalje olimpike në qafë sigurisht nuk eshte e zakonshme). Lexo më tejVideo/ Alen Sherri befason të fejuarën mes festës për Kupën: propozim për martesë në fushë Me unazën në dorë, Federico i ulur në gjunjë bëri pyetjen më të rëndësishme të jetës me lot në sy, duke parë ngultas nga Carlotta e tij: "Dashuri, do të martohesh me mua?". Po-ja nuk vonoi shumë për të mbërritur, me shumë emocione nga të dyja palët.
Një ditë e paharrueshme për Federico Nilo Maldini: përmbushja e një ëndrre olimpike dhe një ëndrre dashurie në distancën e pak orëve. Imazhet janë publikuar në profilin e Instagramit të vajzës me të cilën kampioni është i fejuar që nga viti 2020. Më pas Carlotta Pescante komentoi emocionin e fortë: “Vërtet nuk e prisja, e ëndërrova por jo sot. E dëshiroja prej kohësh”. “Do të qaj deri nesër – shtoi vajza –. Pak kohë më parë kishim shkëmbyer unazat të cilën si Tamberi, Nilo e kishte humbur në ujë, por unë e kisha gjetur sërish. Kemi katër vjet bashkë dhe nga sot dita e tij u bë e jona".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI