Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

"Faleminderit për këto 5 vite". Rabiot, lamtumirë Juventus, tifozët vërsulen: "Mund ta kishe kursyer"

Lapsi.al 31 July 2024
"Faleminderit për këto 5 vite". Rabiot, lamtumirë
"Pas pesë sezonesh te Juventus, pesë vjet në Torino, dua t'ju përshëndes dhe ju falënderoj. Të gjithë ju që keni qenë aty për mua. Klubi dhe i gjithë stafi. Dhe ju tifozë, gjithmonë të afërt dhe shumë të dashur! Faleminderit për gjithçka Juventus, lamtumirë dhe fat të mbarë”: me këtë mesazh në Instagram, të shoqëruar me një video të shkurtër, Adrien Rabiot u jep lamtumirën përfundimisht bardhezinjve. Kontrata e mesfushorit ka skaduar më 30 qershor dhe ai nuk ka rinovuar kontratën me klubin e Continassa. Tani ai është në kërkim të një ekipi, ka zëra për një qëndrim në Itali mes Inter dhe Milan, ose mundësia për të shkuar në Spanjë te Real Madrid. Lexo më tejRabiot largohet nga Juventus: refuzon ofertën e fundit të fortë të bardhezinjve Fjalët e Rabiot kanë përçarë tifozët bardhezinj, të cilët e mbuluan me mesazhe francezin për ta falënderuar ose, në disa raste, për ta qortuar për zgjedhjen e tij për të mos rinovuar me Juventus: "Është turp... për një herë mund të ishe treguar i lidhur me fanellën”, një nga përgjigjet më kritike për postimin e tij. E përsëri: "Mund t'ia kishe kursyer vetes postimin". Një pakënaqësi e krijuar për shkak se francezi ishte beniamini i tifozëve bardhezinj, që prisnin tjetër vendim nga Rabiot.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Adrien Rabiot (@adrienrabiot_25)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI