Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Kombëtarja greke e vaterpolit ngre peshë makinën që të kalonte autobusi i tyre: skena epike në Paris

Lapsi.al 31 July 2024
Kombëtarja greke e vaterpolit ngre peshë makinën që të
Kombëtarja greke e vaterpolit ngriti një makinë të parkuar keq për të kaluar me autobusin e saj gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Pak orë pas fitores 14-7 kundër Rumanisë, helenët u detyruan të ngrejnë peshë mjetin për të kaluar me autobusin e tyre në një rrugë të kryeqytetit francez. Një ngjarje e vërtetë e papritur olimpike, si dhe një situatë mjaft e veçantë për atletët grekë. Sipas asaj që raportohet nga Greek City Times në një postim në rrjetet sociale, makina ishte e parkuar dhe po bllokonte autobusin e tyre. Kështu atletët grekë dolën dhe arritën ta lëviznin nga pozicioni fillestar për të kaluar.

SKENA EPIKE

Pamjet që bënë xhiron e rrjeteve sociale brenda pak orësh tregojnë një grup lojtarësh të Greqisë që lëvizin në unison për të spostuar makinën e zezë dhe arrijnë ta bëjnë për vetëm disa centimetra. Lojtarët u përjetësuan teksa lëviznin makinën e parkuar keq që po bllokonte rrugën e autobusit të tyre përgjatë një rruge të ngushtë në Paris. Përzgjedhja helene po kthehej në fshatin Olimpik nga stërvitja dhe, në bazë të asaj që është raportuar, operacioni duket se ka ka zgjatur "një gjysmë ore të mirë". Lexo më tejSkandali i eliminimit të Irma Testa nga Olimpiada, pas vendimit të çuditshëm të arbitrave: “E bënë të humbiste” Në sfondin e operacionit shihet stafi teknik i kombëtares greke duke qeshur dhe duke filmuar skenën. Në të vërtetë, kjo është një situatë shumë e veçantë, por me një kohë shumë të kufizuar për të bërë gjithçka. Kështu që përzgjedhjet olimpike janë të detyruara të bëjnë çdo gjë me shpejtësi. Ndërkohë, Greqia mundi Malin e Zi 17-16 dhe mori fitoren e dytë në grupin A. Kombëtarja helene kryeson grupin së bashku me Italinë me 6 pikë dhe do të sfidojë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë në dy ndeshjet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI