Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranon atleten transgjinore Khelif: plasin polemikat në boks

Lapsi.al 31 July 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranon atleten transgjinore Khelif:

Boksi në Lojërat Olimpike vazhdon të diskutohet. Pas polemikës për arbitrimin e ndeshjeve, është ndezur çështja për pranimin në Lojërat e Imane Khelif dhe Lin Yu-ting, të përjashtuar së fundmi nga Botërori për moskalimin e “testit gjinor”. Dy atletet transgjinore morën dritën jeshile nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pavarësisht niveleve veçanërisht të larta të testosteronit. Një vendim që ka shkaktuar protesta nga kundërshtarët e tyre, përfshirë italianen Angela Carini, e cila do të përballet me 25-vjeçaren algjeriane në debutimin e saj.

Dallimet në pikëpamje lidhen veçanërisht me ndarjen e pranishme brenda boksit ku Shoqata Ndërkombëtare e Boksit menaxhon garën e kampionatit botëror, ndërsa turneu me pesë raunde vendoset nën kujdesin e Boxing Unite, e vetmja organizatë e njohur nga IOC. Për t'u pranuar në Kampionatin Botëror, IBA vendosi "testin gjinor", sa që Khelif u ndal një hap larg finales për medaljen e artë në peshën ëelter, ndërsa Lin Yu-ting iu hoq bronzi i peshës pupël, fituar nga bullgarja Svetlana Staneva. Vendimet e arsyetuara nga kryetari i IBA-së Umar Kremlev i cili shpjegoi se si dy sportistët kishin "kromozomet XY dhe për këtë arsye ishin përjashtuar nga ngjarjet sportive për të garantuar integritetin dhe drejtësinë e turneut".

VENDIMI KONTROVERS

Një zgjedhje e cila, megjithatë, bie ndesh me parimet e gjithëpërfshirjes dhe barazisë të promovuara nga IOC, e cila, në marrëveshje me Boxing Unite, shpjegoi se "të gjithë atletët pjesëmarrës në turneun e boksit të Lojërave Olimpike Paris 2024 respektojnë rregullat e pranueshmërisë dhe regjistrimit për konkurrencën, si dhe të gjitha rregulloret mjekësore të aplikueshme në përputhje me rregullat 1.4 dhe 3.1 të Njësisë së Boksit Paris 2024”.

Një situatë mjaft e ndërlikuar që ndoshta do të vazhdojë të diskutohet dhe që do të duhet të zgjidhet brenda organeve përkatëse, por që ndërkohë nuk do t'i mohojë Imane Khelif dhe Lin Yu-ting mundësinë për të realizuar ëndrrën e tyre sportive si koleget e tyre të tjera.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI