Flash

Video/ Hysaj vetëm si mbrojtës nuk veproi: koka e ulur te goli i Barella, tifozët tani duan Balliun

Lapsi.al 16 June 2024
Video/ Hysaj vetëm si mbrojtës nuk veproi: koka e ulur te goli i

Italia përmbysi golin blitz të Shqipërisë me Bastoni e Barella e pas një çerek ore lojë mori kryesimin. Pikërisht në golin e shënuar nga mesfushori i Inter, që bëri rezultatin 1-2, u evidentua gabimi i Asanit që spastroi zonën keq duke e dërguar topin te Barella. Por në konkluzionin e lojtarit ishte Elseid Hysaj me gjestin e tij, që tërhoqi mbi vetë mërinë e tifozëve kuqezinj.

Në minutën e 16' Barella lëshoi një trinë të djathë që përfundoi në këndin e pambrojtur të portës së Strakoshës, por Hysaj mund ta kishte ndaluar. Ose të paktën të ishte përpjekur ta ndalonte. Topi kaloi afër mbrojtësit, që uli kokën duke i hapur rrugën topit. Pikërisht e kundërta e asaj që duhet të bëjë zakonisht një lojtar i rolit. Hysaj ka kështu përgjegjësinë kryesore në golin që përmbysi ndeshjen, por nuk është rasti i vetëm.

[video width="616" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/666de96c6c9b4.mp4"][/video]

Lojtari i Lazios është krejtësisht jashtë forme dhe Italia nga krahu i majtë organizoi me Dimarco rastet më të rrezikshme. Lojtari i Inter fitoi cdo duel me Hysaj, në krizë gjatë gjithë ndeshjes. 5.5 nota për mbrojtësin lacial nga Sportmediaset, lojtari më i dobët bashkë me Taulant Seferin, në radhët e kuqezinjve. E tani tifozët kërkojnë nga Sylvinho ta zëvendësojë, atë që shumë shpesh është konsideruar fajtor për pësimin e golave nga kombëtarja, sidomos kur drejtohej nga tekniku italian Edi Reja.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria shënon golin më të shpejtë në Europian: Bajrami tund rrjetën e Italisë për 23”

Ivan Balliu është gati dhe në miqësoren e provuara përpara Europianit impresionoi me mënyrën e interpretimit të rolit, si ajo e një mbrojtësi modern. Anësori i Rayo Vallecano ishte konsistent edhe në fazën ofensive dhe tani tifozët kuqezinj, duan të shohin atë kontribut, në ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, që është vendimtare për të shpresuar kualifikimin.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI