Debutim bindës për Spanjën në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga De La Fuente mundi Kroacinë 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit B (në atë të Shqipërisë) me një ndeshje praktikisht perfekte. Furitë e Kuqe e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Morata, Ruiz dhe Carvajal. Në pjesën e dytë u kufizuan në menaxhimin e avantazhit të madh, duke rrezikuar pak ose aspak. Në finale, Simon priti një penallti të Petkovic, duke shuar çdo dëshirë për rikthim të kundërshtarit. Spanja u dërgon një mesazh të fortë pretendentëve kryesorë për titull. Për Modric dhe shokët e tij një fillim të keq që rrezikon të komprometojë menjëherë rrugën e tyre.
SPANJA SPEKTAKOLARE
Spanja bën tris. Djemtë e Luis de la Fuente likuiduan Kroacinë 3-0 dhe mbyllën historinë që në pjesën e parë. Morata, Fabian Ruiz dhe Carvajal shënuan në Olympiastadion në Berlin. Të gjitha në pjesën e parë. Ish-sulmuesi i Juventus e hapi lojën në minutën e 29’, ndërsa mesfushori i PSG-së dyfishoi epërsinë në minutën e 32’ me një blitz spektakolar, pasi kaloi dy lojtarë kroatë. Goli i tretë dhe i fundit mban firmën e Carvajal, i freskët nga performanca e tij në finalen e Champions League. I nxitur nga një asist nga e djathta e Yamal - më i riu që ka luajtur ndonjëherë në historinë e Kampionatit Europian - ai mposhti Livakovic pasi dogji mbrojtësin në markaturë (45'). Në pjesën e dytë, Spanja u afrua pranë shënimit të një pokeri në disa raste, më e rëndësishmja me Yamal (ndërhyrja e Livakovic ishte fantastike), por iberikët nuk shkuan përtej 3-0.
Lexo më tej: Video/ Zvicra i përgjigjet Gjermanisë: tris ndaj Hungarisë, me gabimin fatal të Orban
Prova e Kroacisë, megjithatë, ishte zhgënjyese, e rrezikshme vetëm me Gvardiol në pjesën e parë dhe me një goditje të ndrojtur, qendrore me të djathtën nga Kovacic, përsëri në 45 minutat e para. 1 minutë nga fundi, erdhi goli i 3-1 me Bruno Petkovic. Sulmuesi humbi më parë penalltinë dhe pastaj shënoi në zhvillimin e aksionit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Perisic, autor i asistit. Në datën 19 kroatët do të sfidojnë Shqipërinë, ndërsa Spanja do të përballet me Italinë më 20 qershor.