Flash

Video/ Gjermania e frikshme, e nis me goleadë me Skocinë: VAR i heq një penallti e i jep një tjetër

Lapsi.al 14 June 2024
Video/ Gjermania e frikshme, e nis me goleadë me Skocinë: VAR i heq

Gjermania organizatore shkatërroi Skocinë 5-1 në ndeshjen hapëse të Euro 2024 dhe e nisi me këmbën e duhur. Në Allianz Arena të Mynihut nuk kishte histori, me gjermanët që u kujdesen të mbyllnin çështjen skoceze në 45 minutat e para. E dyta ishte praktikisht një dominim total dhe finalja një 5-1 që paralajmëron të gjithë pretendentët e Euro 2024.

Në minutën e 10' Wirtz zhbllokoi ndeshjen me një goditje me të djathtën në hyrje të zonës, ndërsa Musiala dyfishoi epërsinë në minutën e 19' me një goditje nën traversë. Në minutën e 44' Porteous rrëzoi Gundongan në zonë. VAR, që më parë kishte kthyer një penallti në goditje dënimi jashtë zonës për faullin ndaj Musiala, thërriti arbitrin Turpin, i cili akordoi penallti dhe përjashtoi mbrojtësin për faullin ndaj mesfushorit të Barcelonës. Havertz nuk gaboi nga pika e bardhë (46'). Pjesa e dytë ishte diçka më shumë se thjesht stërvitje dhe ka lavdi edhe për Fullkrug, që firmosi pokerin në minutën e 68'. Në minutën e 87' erdhi autogoli fatkeq i Rudiger me kokë, që i dha britanikëve kënaqësinë e golit të nderit. Në minutën e 93' pastaj Emre Can shënoi një gol të mrekullueshëm, që ktheu diferencën e madhe në favor të Nationalmannschaft.

[video width="664" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/666cae19aeaeb.mp4"][/video]

Lexo më tej: Euro 2024, Gjermania me nerva të tendosura: finalja e Champions me pasoja, Rudiger e Fullkrug gati rrihen

ÇFARË DEBUTIMI

Gjermania e nis në mënyrë të shkëlqyer Europianin “e tyre”. Shi golash përballë Skocisë së shkretë dhe një shfaqje e mrekullueshme nga kampionët e Nagelsmann. Në Allianz Arena të Mynihut, ndeshja hapëse e Euro 2024 përfundoi 5-1 për gjermanët të cilët e mbyllin sfidën që në pjesën e parë me golat e Ëirtz, Musiala dhe Havertz me penallti (Porteous u përjashtua me me VAR). Britanikët ishin inekzistent, pavarësisht brohoritjeve emocionuese në tribuna. Fullkrug u fut në fushë dhe shënoi në pjesën e dytë, ndërsa VAR i hoqi kënaqësinë e dygolëshit. Më pas erdhi autogoli i Rudiger dhe goli i Emre Canit në fund. E Gjermania tashmë i tremb të gjithë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI