Flash

Nga Gareth Southgate te Sylvinho: ja rrogat e trajnerëve pjesëmarrës në Europian

Lapsi.al 14 June 2024
Nga Gareth Southgate te Sylvinho: ja rrogat e trajnerëve

Të jesh trajner i një kombëtareje sigurisht që nuk është një detyrë e lehtë, sidomos nëse duhet të drejtosh një nga skuadrat favorite për triumfin në Kampionatin Evropian. Një detyrë që mund të bëhet veçanërisht fitimprurëse si në rastin e Gareth Southgate, trajnerit më të paguar të garës kontinentale me 5.8 milionë euro rrogë.

Për të gjetur njeriun që udhëhoqi Shqipërinë në finalet e Euro 2024 për herë të dytë në histori, duhet zbritur deri në vendin e 15. Sylvinho në fakt paguhet me një rrogë të të gjithë prestigjit: 750 mijë euro, duke lënë pas edhe teknikët e kombëtareve të nivelit të Polonisë, Skocisë, apo Hungarisë. Lista që kryesohet nga Southgate, tekniku i Tre Luanëve, mbyllet nga Sagnol, që bëri historinë duke sjellë Gjeorgjinë për herë të parë në finalet e një Europiani. Diferenca mes tyre është "vetëm" 5.6 milionë euro.

Lexo më tej: Ndeshjet, grupet e rregullorja: gjithçka duhet të dini për Euro 2024

LISTA E PAGAVE TË TEKNIKËVE NË EURO 2024

1. Gareth Southgate (Anglia) - 5,8 milionë euro

2. Julian Nagelsmann (Gjermania) - 4,8 milionë euro

3. Roberto Martinez (Portugalia) - 4 milionë euro

4. Didier Deschamps (Franca) - 3,8 milionë euro

5. Ronald Koeman (Holanda) - 3 milionë euro

6. Luciano Spalletti (Italia) - 2,8 milionë euro

7. Vincenzo Montella (Turqia) - 1,8 milionë euro

8. Murat Yakin (Zvicra) – 1,6 milionë euro

9. Ralf Rangnick (Austria) – 1,5 milionë euro

10. Domenico Tedesco (Belgjika) - 1,5 milionë euro

11. Zlatko Dalic (Kroacia) – 1,5 milionë euro

12. Dragan Stojkovic (Serbia) – 1,4 milionë euro

13. Serhiy Rebrov (Ukraina) – 1,25 milionë euro

14. Kasper Hjulmand (Danimarka) – 1,15 milionë euro

15. Sylvinho (Shqipëria) - 750.000 euro

16. Michal Probierz (Polonia) - 560.000 euro

17. Steve Clark (Skocia) - 550.000 euro

18. Francesco Calzona (Sllovakia) - 540.000 euro

19. Marco Rossi (Hungaria) - 300.000 euro

20. Matjaž Kek (Sllovenia) – 300.000 euro

21. Ivan Hašek (Republika Ceke) - 250.000 euro

22. Edward Iordanescu (Rumania) – 240.000 euro

23. Willy Sagnol (Gjeorgjia) – 200.000 euro

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI