Flash

Silvinjo: Kam dy a tre dilema për ndeshjen me Italinë

Lapsi.al 14 June 2024
Silvinjo: Kam dy a tre dilema për ndeshjen me Italinë

Në konferencën e fundit për media, para sfidës së mbrëmjes së të shtunës në “Signal Iduna Park” përballë Italisë, tekniku i Kombëtares, Silvinjo zbuloi se ka 2-3 dilema për formacionin që do të hedh në fushë.

“Kemi pasur garë të vështirë gjatë kualifikuesve, është nder i madh të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni u largua pasi nuk luajti në 2016 dhe jam i kënaqur që është këtu. E meriton. Ne jemi në një grup shumë të vështirë, jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë, por do të shkojmë për të garuar, për të luftuar për çdo pikë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Italisë. Gjatë sesionit të stërvitjes do të vendosim për 2 apo 3 emra të tjerë. Por 11 titullarë është thuajse e sigurt. Në një stadium aq shumë të mbushur me ngjyra kuqezi, besoj se do të jetë përgjegjësi shumë e madhe për ne.”

Silvinjo u ngacmua nga gazetarët për deklaratën e para disa ditëve, ku tha se është i gëzuar që miku i tij nga koha e Interit, Roberto Mançini nuk është më në stolin e të kaltërve.

I pyetur nëse është i lumtur pasi mendon se Italia e Spalletit është më e dobët se ajo e Mançinit, tekniku brazilian tha se "Axurrët" mbeten një top skuadër dhe ata zbresin në fushë për të fituar kompeticionin, ndërsa Shqipëria do të luftojë për çdo pikë.

“Nuk kam folur me Roberton për 6 muajt e fundit. Ai bëri një punë të mrekullueshme duke fituar Europianin. E njoh prej 20 vitesh dhe ekziston diferencë e madhe midis Italisë së tanishme dhe asaj të tij. Italia ka lojtarë të mrekullueshëm. Kanë shpejtësi, shkathtësi. Kanë trajner të mrekullueshëm. Spalleti ka bërë punë të madhe. Italia është një top skuadër dhe kur del në fushë del për t’i fituar të gjithë kompeticionet. Por ne do të bëjmë më të mirën e mundur dhe për të dalë me pikë nga kjo sfidë.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI