Flash

Serbi-Angli ndeshja më e rrezikshme e Euro 2024: 500 huliganë serbë të armatosur e 1300 policë më shumë

Lapsi.al 14 June 2024
Serbi-Angli ndeshja më e rrezikshme e Euro 2024: 500 huliganë
Në ditën e startit të Kampionatit europian në Gjermani, rritet alarmi për sigurinë. Në vëmendje, mbi të gjitha, është përplasja Serbi-Angli, ndeshja debutuese e kombëtares së Tre Luanëve në Euro 2024, të cilën policia vendase e vlerëson si ndeshjen me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun. Alarmi ka të bëjë veçanërisht me ardhjen e frikshme të rreth "500 huliganëve serbë në kërkim të dhunës", sic konstatohet nga raporti i policisë gjermane. Burime të policisë kanë konstatuar se ultrasit serbë mund të jenë në zotërim të mjeteve të mundshme luftarake. Për të përballuar këtë rrezik potencial, autoritetet lokale kanë forcuar ndjeshëm mbikëqyrjen. Ata kanë njoftuar vendosjen e 1300 oficerëve më shumë, në krahasim me ndeshjet e tjera, në Euro 2024. Lexo më tejStarton Euro 2024: Gjermania zbret e para në fushë kundër Skocisë, që kërkon të shesë lëkurën shtrenjtë Ndër ultrasit më të frikshëm europianë janë dy grupe të organizuara mbështetëse të dy klubeve të mëdha të Beogradit, Partizanit dhe Crvena Zvezda: përkatësisht të quajtur Grobari (që do të thotë Varrmihësit) dhe Delije (që do të thotë Heronjtë). Nuk është hera e parë që ultrasit serbë sjellin pështjellime në ndeshje ndërkombëtare, por këtë herë rreziku është i madh nga kundërpërgjigja që mund të ndodhë nga ultrasit anglezë, që ishin pikërisht ato që i dhanë kuptimin e sotëm termit huliganë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI