Flash

Lajmi keq për Sylvinho, Italia rikuperon Barella e Frattesi: kundër Shqipërisë mungon Fagioli

Lapsi.al 12 June 2024
Lajmi keq për Sylvinho, Italia rikuperon Barella e Frattesi: kundër

Nicolò Barella ja del, Davide Frattesi gjithashtu, kundër Shqipërisë mungon vetëm Nicolò Fagioli. Mesfushori i Inter ka kryer vrapimet e para në fushë pas 8 ditësh terapi e punëe reduktuar, ndërsa ka punuar edhe me topin. Parashikimet e stafit teknik të Italisë janë pozitive. Barella është në gjendje të jetë në ndeshjen debutuese kundër Shqipërisë. E nëse nuk do të luajë (por momentin kjo ide nuk ekziston) do të jetë vetëm si masë paraprake në prag të ndeshjeve në letër më të vështira.

Fagioli ka punuar në palestër, zyrtarisht vetëm për shkak të lodhjes. Problemi i tij është në fakt hiperekstensioni i njërit gju. E thënë kështu tingëllon si diçka shqetësuese, në realitet nuk duhet të jetë. Dy ditë pushim, sipas stafit të të kaltërve, duhet të mjaftojnë. Mbetet fakti se dy ditët e ndërprerjes së detyruar kaq pak nga ndeshja e Dortmundit ulin në mënyrë drastike shanset e lojtarit të Juventus për t'u aktivizuar.

Kapitulli Frattesi. Sulmuesi ka kryer gjithë pjesën atletike me qetësi, pa asnjë shenjë dëmtimi. Pasi mbaroi pjesa atletike, ai ndjeu pak dhimbje muskulore më shumë se herët e tjera dhe kështu Spalletti vendosi t'i kursente pjesën e dedikuar për futbollin dhe praktikën e ndeshjeve dhe t'ia besonte masazhatorëve për një masë paraprake. Lojtari është i qetë, stafi i të kaltërve gjithashtu.

CALAFIORI NË MESFUSHË

Për t'u theksuar, në stërvitjen e djeshme, ishte përdorimi i mbrojtësit Calafiori në dyshen e mesfushës së bashku me Cristante (sistemi i ndryshueshëm i lojës, pak 3-4-2-1, pak 4-2-3-1). Do të jetë interesante të kuptohet nëse ishte një zgjedhje e teknikut Spalletti për shkak të emergjencës momentale (Barella, Fagioli dhe Frattesi mungonin në fushë) apo një eksperiment në përpjekjen për të gjetur një vend për lojtarin e Bolonjës, i cili i pëlqen shumë trajnerit. Ka fizik, shpejtësi, këmbë të mira, mund të bëjë gjithçka. Spalletti nuk do të donte të hiqte dorë nga cilësitë e tij, por në mbrojtje, në qendër të majtë, Calafiori rrezikon të mbyllet nga Bastoni, i cili aktualisht është një titullar i palëvizshëm për këtë kombëtare.

Lexo më tej: Dy Nicolò mbajnë në ankth teknikun Spalletti: Barella e Fagioli rrezikojnë Shqipërinë

Raspadori pësoi një goditje në kofshën e majtë në një përplasje me Gatti dhe u kontrollua disa herë në fushë nga stafi mjekësor. Ai u shfaq i dëmtuar për disa minuta, por megjithatë e përfundoi ndeshjen pa ndonjë problem të madh. Sot do të kuptohet më mirë nëse aksidenti i djeshëm pati pasoja.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI