Flash

Kurtulan futet e shënon, Shqipëria U-21 triumfon 4-0: Lihtenshtejnin thyhet keq në “Niko Dovana”

Lapsi.al 11 June 2024
Kurtulan futet e shënon, Shqipëria U-21 triumfon 4-0: Lihtenshtejnin

Shqipëria U-21 triumfoi 4-0 në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat e fitores i shënuan Adrion Pajaziti, Erald Maksuti, Ermir Rashica dhe Arda Kurtulan.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë U-21 që u shfaq rrezikshëm në portën kundërshtare që në minutat e para të takimit. Pas disa rasteve të mira kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin me penallti. Në minutën e 37' kapiteni Adrion Pajaziti goditi saktë nga pika e bardhë, duke bërë 1-0. Katër minuta më pas, Shqipëria U-21 realizoi edhe golin e dytë. Erald Maksuti dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm për kuqezinjtë që shënuan edhe golin e tretë në minutën e 53'. Këtë herë ishte Ermir Rashica ai që e dërgoi topin në rrjetë. Trajneri Alban Bushi aktivizoi në pjesën e dytë edhe Endri Demën, Arda Kurtulan, Ardit Nikajn, Rei Pecanin, Paulo Buxhelajn dhe Ajdi Dajkon. Kur gjithçka po përfundonte 3-0, Kurtulan fitoi një penallti dhe e shndërroi po vetë në gol. Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-21 me rezultatin 4-0.

Lexo më tejRrebeshi në Podgoricë ndërpret ndeshjen e kombëtares : ja kur do të luhet ndeshja me Malin e Zi U21

Formacioni i Bushit: Antezelo Sina (GK), Marcelino Preka, Geralb Smajli, Adrion Pajaziti (C), Ermis Selimaj, Elmando Gjini, Klevi Qefalia, Rejan Alivoda, Ermir Rashica, Arlind Rexhepi, Erald Maksuti.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI