Flash

Thiago Motta ka firmosur kontratën me Juventus: takimi në Lisbonë me Giuntolin edhe për merkaton

Lapsi.al 11 June 2024
Thiago Motta ka firmosur kontratën me Juventus: takimi në Lisbonë
Dita e Thiago Motta te Juventus ka ardhur, edhe pse njoftimi zyrtar mund të shtyhet për nesër ose të paktën të enjten. Tekniku italo-brazilian nënshkroi sot një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2027 me një pagë 3.5 milionë euro plus bonuse. Kalimi formal është bërë larg Torinos, pikërisht në Cascais (afër Lisbonës, ku trajneri ka një shtëpi). Aty, - raporton Alfredo Pedullà - u zhvillua një takim së bashku me menaxherin e tij dhe drejtorin Cristiano Giuntoli, gjithashtu i nevojshëm për të folur për merkaton e transferimeve. Thiago Motta është kështu trajneri i Juventus, ndërsa strategjitë hyrëse dhe dalëse, me bekimin e tij, kanë nisur tashmë. Pasi të jetë përcaktuar cështja e portierit, me ardhjen e Di Gregorio e transferimin e Szczesny në Arabi, janë shumë gjëra për tu përcaktuar edhe në reparte të tjera. Në mbrojtje Calafiori duket shumë afër, ndërsa në mesfushë ka më shumë për të menduar. Në radhë të parë çështja Rabiot, me Milan gati për t'ju bashkuar garës dhe, më pas, Douglas Luiz për të cilin duket se janë bërë hapa të mëdhenj përpara. Lexo më tejChiesa lamtumirë Juventus, akord verbal me Greenwood: publikohet ekskluzivisht lista e merkatos e Thiago Motta Pa llogaritur Koopmeiners, i cili mund të shënjestrohet më shpejt tani që mungesa e tij në Euro 2024 është zyrtarizuar, duhet administruar edhe çështja Chiesa. Sulmuesi shkon në skadencë në vitin 2025 dhe i pëlqen Romës. Nuk është rastësi që në këtë pikë është kthyer në modë emri i Berardi.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI