Flash

Video/ Kundërshtari i parë i Shqipërisë mbërrin në Gjermani: Italia nis ekspeditën në Euro 2024

Lapsi.al 10 June 2024
Video/ Kundërshtari i parë i Shqipërisë mbërrin në
Nis zyrtarisht aventura e kombëtares italiane të futbollit në tokën gjermane, në kuadër të Kampionatit Europian. 26 lojtarët e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti zbarkuan në aeroportin e Dortmundit me avionin e Ita Airways, që fluturoi nga Firence në orën 16:40. Prej këtu grupi italian do të arrijë në rezidencën e Iserlohn në North Rheinland rreth 30 km nga Dortmundi, ku Italia do të përballet me Shqipërinë të shtunën në 15 qershor në orën 21:00. Nesër pasdite, seanca e parë stërvitore në Gjermani do të jetë e hapur për publikun për herë të parë dhe të vetme dhe për të cilën janë shpërndarë 4500 bileta për qytetarët. Po nesër, në orën 19.00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Casa Azzurri, në prani të ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, ambasadorit italian në Gjermani, Armando Varricchio, kryetarit të Bashkisë Iserlohn, Michael Joithe dhe të gjithë kombëtares italiane. Lexo më tejItalia, Spalletti është gati: nga Empoli vjen formacioni kundër Shqipërisë Italia mbërrin kështu në Gjermani dhe bëhet gati për Europianin. Kundërshtari i parë i Shqipërisë është prezantuar tashmë, me dy skuadrat që do të vendosen përballë në 15 qershor në Signal Iduna Park të Dortmundit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI