Flash

Sylvinho nis me taktikat anti-Itali, Kombëtarja nis përgatitjet: ja programi mediatik e stërvitor

Lapsi.al 10 June 2024
Sylvinho nis me taktikat anti-Itali, Kombëtarja nis përgatitjet: ja
Tani nis sprinti i fundit i përgatitjeve drejt Euro 2024. Kombëtarja shqiptare do të rinisë sot përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00. Pas një dite pushim, kuqezinjtë e teknikut Sylvinho do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median. Më pas tekniku Sylvinho do të mund të punojë me strategjitë e taktikat, në tentativë për të befasuar kampionët e Europës në fuqi, në ndeshjen e parë të Gjermani 2024. Seanca e dytë stërvitore, pastaj, do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë e hapur për median. Lexo më tejVideo/ Shqipëria, e para që mbërrin në Gjermani për “Euro 2024”: kuqezinjtë surprizohen në Dusseldorf Mes dy seancave stërvitore, është programuar edhe një konferencë për median, me një nga futbollistët kuqezi, i cili do të jetë në komunikimin e përditshëm duke nisur nga ora 13:45. Janë praktikisht katër ditët vendimtare që do ta bindin teknikun Sylvinho të bëjë zgjedhjet e tij finale për përballjen debutuese me Italinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI