Flash

Armando Broja, e ardhmja te Milan: Gazzetta tregon edhe formulën për ta marrë nga Chelsea

Lapsi.al 8 June 2024
Armando Broja, e ardhmja te Milan: Gazzetta tregon edhe formulën për
Te Milan vazhdon puna pa u lodhur për t'i dhënë një sulmues të ri portugezit Paulo Fonseca, praktikisht trajneri i ri i kuqezinjve në pritje të zyrtarizimit. Objektivi numër një është dhe mbetet Joshua Zirkzee, por drejtuesit kuqezinj kanë nuhatur okazion në Premier League dhe ai është Armando Broja. Në kohën kur për holandezin 'tymi i bardhë' nuk duket shumë i largët, edhe pse mbeten detajet e fundit për t'u sistemuar me menaxherin e Zirkzee, Milan kërkon edhe një tjetër pedinë të rëndësishme përpara. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për sulmuesin e Bolonjës, por kuqezinjtë nuk do të ndalen vetëm tek ish-lojtari i Anderlecht. Pista Broja është kthyer në modë. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Chelsea po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar. Mund të përfaqësojë një mundësi interesante tregu dhe idea e Milan është huazimi me të drejtë blerjeje. Do të varet shumë edhe nga Europiani që do të bëjë Broja me Shqipërinë, ku sipas të gjitha gjasave, shkodrani do të jetë maja e sulmit e teknikut Sylvinho. Lexo më tejVideo/ “Shkojmë në Europian me këmbën e duhur”; premtimi i goleadorit Broja entuziazmon tifozët Për krahun e djathtë, Milani gjithmonë shikon nga Premier League. Pas Emerson Royal, drejtori sportiv Moncada kreu gjithashtu një sondazh për Cash, 26-vjeçarin anësor të Aston Villa.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI