Flash

600 mijë euro bindin Partizanin: Rrapaj sezonin e ardhshëm në La Liga 2

Lapsi.al 7 June 2024
600 mijë euro bindin Partizanin: Rrapaj sezonin e ardhshëm në La
Partizani e ka ndërtuar merkaton edhe në bazë të daljeve, por nëse kërkesat e Orges Shehit janë specifike 5 lojtarë një mbrojtës i majtë pas largimit të Atanaskoskit, dy mesfushorë qendre dhe dy ëinger, çështja do të varet shumë edhe nga shitjet. Për momentin në klubin e të kuqve ka ardhur vetëm një ofertë konkrete dhe ajo është për Arinaldo Rrapaj. 22 vjeçari Rrapaj ka bërë sezonin e dytë të rëndësishëm rradhazi dhe me sa duket edhe të fundit. Në kohën kur interes kishin treguar në Belgjikë e Turqi, për vlonjatin ka mbërritur oferta nga La Liga 2. Në klub nuk duan të zbulojnë emrin e skuadrës, por, sipas asaj që filtron, 600 mijë eurot e propozuara nga spanjollët janë konsideruar të mjaftueshme nga drejtuesit e të kuqve, që gjithësesi kanë marrë kohë në tentativë për të bërë një lloj rritje të çmimit. Sidoqoftë, ndjesia është se transferimi do të kryhet dhe Rrapaj sezonin e ardhshëm do luajë në kampionatin spanjoll. Lexo më tejMaguette e shifra rekord te Villareal: Partizani do të shesë në verë edhe Rrapajn Në frontin e daljeve së shpejti mund të ketë të reja edhe nga lojtarë të tjerë, sepse Bintsouka dhe Maguette kanë shumë të interesuar, por askush nuk ka bërë konkretisht përpara. Në rastin e mesfushorit shkatërrues është e kuptueshme, sepse Partizani ka vënë çmimin prej 1 milionë euro për tu ulur në tavolinë dhe në këtë pikë natyrisht që do të ketë reflektim nga klubet që duan ta kenë 20 vjeçarin në skuadër sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI