Flash

"Krenar që jemi shqiptar". Seferi nuk vendos limite për Europianin: "Mezi po e presim"

Lapsi.al 6 June 2024
"Krenar që jemi shqiptar". Seferi nuk vendos limite për

“Padyshim që gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, kemi një ndjesi shumë të mirë, jemi krenarë. Jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu, me zor po e presim Europianin". Kështu është shprehur Taulant Seferi, në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Azerbajxhanin. Pasi mungoi kundër Lihtenshtejnit, sepse sapo kishte përfunduar impenjimet me klubin e tij, Seferi është gati të rimarrë vendin e tij në skuadër.

Në fakt gjërat janë komplikuar për të me ardhjen e Arbër Hoxhës, një talent me cilësi, që ka bërë mirë kundër Lihtenshtejnit. Konkurrenca është rritur në skuadër, por kjo gjë duket sikur nuk e shqetëson ish-sulmuesin e Tiranës. "Futbolli ndonjëherë ka ulje dhe ngritje por unë kam pasur qëllimet e mia dhe kam punuar fort që të jem këtu dhe të bëj maksimumin dhe kjo është gjëja kryesore. Europianin nuk e shoh për kontratë e shoh si gjënë kryesore për gjithë kombin shqiptar, jemi këtu për të punuar fort dhe nuk e mendoj pjesën e transferimit, do ta mendoj pas Europianit".

Lexo më tej: "E pashë Italinë, jemi gati": Sylvinho provat kundër kampionëve të Europës i bën me Azerbajxhanin

Vëmendja është e gjitha te ndeshja me Italinë, e para për kuqezinjtë në Euro 2024, e për të shkuar drejt saj, më parë duhet kaluar Azarbajxhani: "Duhet të punojmë fort, e përgatisim fort ndeshjen kundër Italisë. Prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri na ka thënë që duhet të jemi të bashkuar dhe të jemi një dhe do të jetë shumë e mirë për të gjithë Kombëtaren tonë. Ne jemi shqiptar dhe jemi shumë krenar për këtë fanellë. Është një fanellë e rëndë dhe duhet të bëjmë maksimumin dhe shpresojmë që do kemi rezultate të mira, pse jo”, deklaroi Seferi.

https://www.youtube.com/watch?v=PBE_BdCZDyw

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI