Flash

Video/ Haaland asfalton Kosovën, tris i novegjezit në miqësore: fitojnë edhe Sllovakia e Danimarka

Lapsi.al 5 June 2024
Video/ Haaland asfalton Kosovën, tris i novegjezit në miqësore:

Erling Haaland ishte frikësuesi i vigjiljes e Kosova kishte të drejtë që tmerrohej nga qendërsulmuesi i Norvegjisë dhe Manchester City. 23 vjeçari vendosi miqësoren me Kosovën, duke shënuar tre golat në fitoren 3-0 në Oslo. E pamundur për Alitin e Rrahmanin të ndalnin shtatlartin viking, që ndëshkoi tre herë ish-portierin e Tiranës Visar Bekaj.

Në minutë e 15 Haaland zhbllokoi ndeshjen, duke përfituar nga asisti i Ëolfe. Kosova ishte shumë e ndrojtur për tu përgjigjur, apo për tu imponuar në lojë dhe Haaland dyfishoi shifrat në minutën e 70' në pasimin e Nusa. Sulmuesi kompletoi trisin në 5 minuta më pas, falë një asisti të Donnum. Dardanët nuk regjistruan dot asnjë rast të rrezikshëm drejt portës kundërshtare. Zhegrova e Muriqi nuk u gjetën kurrë dhe krosimet në zonë ishin pre e lehtë për prapavijën shtatlartë të norvegjezëve. Një humbje e rëndë 3-0, por që fatmirësisht për teknikun Franco Foda ishte vetëm një miqësore.

Lexo më tejVideo/ Italia ngec me Turqinë, kundërshtari i Shqipërisë është steril: Portugalia e Zvicra ndezin motorët

Në ndeshjet e tjera, Sllovakia dërrmoi San Marinon 4-0. Rigo (8'), Suslov (10') dhe Haraslin (36') i dhanë drejtim ndeshjes që në pjesën e parë. Pastaj, në minutën e 58' Strelec kompletoi pokerin për sllovakët. Fitore 2-1 edhe për Danimarkën, që mposhti Suedinë. Hojbjerg dhe Eriksen bënë të pavlefshëm barazimin provizor të Isak.

International Friendlies

Slovakia 4-0 San Marino

Denmark 2-1 Sweden

Norway 3-0 Kosovo

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI