Flash

Video/ Kombëtarja realizon fotot zyrtare: ja si do të prezantohen kuqezinjtë në Euro 2024

Lapsi.al 5 June 2024
Video/ Kombëtarja realizon fotot zyrtare: ja si do të prezantohen
Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit. I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar. Euro 2024 po afron dhe aty kuqezinjtë duan të paraqiten sa më dinjitozë jo vetëm në fushën e lojës. Kjo është edhe arsyeja përse një kujdes i veçantë i është dhënë veshjeve me të cilat futbollistët e kombëtares do të prezantohen në Gjermani 2024. Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në Euro 2016, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e ateliesë, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi. Lexo më tejVideo/ “Kjo fanellë është shumë e rëndë” Asani nuk ka minuta, por golat spektakolarë di t’i bëjë Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri, ku Presidenti Duka futi në lojë edhe supersticiozitetin. “Bashkëpunimi ka filluar para vitit 2016-të dhe na ka sjell fat për të qenë pjesë e Europianit. Ekipi Kombëtar është veshur me kostumet e Altin Micit në Euro 2016 ka vazhduar akoma më tej. Sot gjatë gjithë ditës ne ja kemi përkushtuar veshjes, megjithëse ky është një event sportiv por padyshim që çdo detaj sado që mund të duket i vogël është i rëndësishëm për një skuadër futbolli. Pra dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm”, theksoi kreu i futbollit shqiptar. Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI