“Jam shumë i kënaqur pasi është e rëndësishme të fillosh mirë, taktikat e trajnerit ishin shumë mirë. Fituam 3-0, me 3 gola shumë të mirë dhe kemi dominuar lojën dhe kjo është gjëja më e bukur”. Armando Broja është zhbllokuar pikërisht përpara Europianit, duke hapur ndeshjen me Lihtenshtejnin e fituar 3-0. Sulmuesi tani është më i motivuar se kurrë, për të udhëhequr kombëtaren në Euro 2024.
“Atmosfera është top – vijoi Broja -, jemi stërvitur shumë bashkë, të gjithë janë shumë të kënaqur. Luajtëm shumë mirë të gjithë bashkë dhe fituam ndeshjen, që kjo është më e rëndësishmja. Ndeshja tjetër do të jetë edhe më e vështirë, por do ta përgatisim si duhet”. Mendja megjithatë është në Gjermani dhe Broja entuziazmon tifozët: “Ishalla e fitojmë dhe shkojmë në Europian me këmbën e duhur. I ftojmë të gjithë tifozët të vijnë ndaj Azerbajxhanit për të parë ndeshjen, faleminderit shumë për mbështetjen dhe kurajon që na japin”, deklaroi Broja.
https://www.youtube.com/watch?v=hXQEvmE9BIY&t=3s